Është arrestuar para pak çastesh Harbin Vitia, i dyshuari për gjuajtjen me armë zjarri në Bregun e Diellit.
Kështu ka mësuar Paparaci nga burime të mirëinformuara.
Ai ka qenë në kërkim që nga data 13 qershor, kur në orët e mbrëmjes të asaj dite kishte shkrepur me armë.
I njëjti edhe në të kaluarën ka qenë i dënuar me burg, kurse në gjuajtjet e fundit raportohet të jenë përfshirë dy grupe.

