Telenews

Po ndërtohet nga kompania bullgare, publikohen pamje nga rruga Prishtinë-Mitrovicë

Ndërtimi i rrugës Mitrovicë-Prishtinë është në avancim, ku po punohet çdo ditë për realizimin e funksionalizimit të saj.

Kështu thotë dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shtuar se po bëhet gjithçka për të ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2025, pasi Ministria e Infrastrukturës nënshkroi kontratë të re për këtë segment rrugor më 8 shkurt të vitit 2024.

Pas nënshkrimit të kontratës, punimet kanë filluar menjëherë.

Projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë ka nisur në vitin 2009. Asokohe kishin nisur edhe punimet.

Megjithatë, pas më shumë se një dekade punimet janë zvarritur e disa herë ka pasur edhe shembje në pjesët ku ishte punuar.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj