Telenews

Vdes në moshën 101 vjeçare nëna e Peles, nuk e mësoi kurrë vdekjen e tij

E ëma e futbollistit të ndjerë Pele, Celeste Arantes, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.

Arantes nuk e mësoi kurrë ndarjen nga jeta të djalit të saj, legjendës së futbollit brazilian dhe botëror, në vitin 2022.

Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative, çka bëri që familjarët mos t’ia komunikonin kurrë ndarjen nga jeta të Peles në vitin 2022.

Lajmi u bë publik nga Fondacioni Pelé përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ndjenjat e sotme janë të përziera. Ne vajtojmë thellësisht largimin e ‘Celestinha”, siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Celeste është nëna mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona.”, tha fondacioni. Santos, klubi ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, tha se tifozëve të tij u vjen keq për vdekjen e “nënës së mbretit tonë të përjetshëm”, thuhet në deklaratë./Euronews.al

Të ngajshme

Kur do t’i prodhojë Kosova plumbat e saj, Maqedonci: Na duhet pak më shumë se një vit

KushtrimGuraj

Ky është parashikimi i motit në Kosovë

KushtrimGuraj

Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë

KushtrimGuraj