Telenews

Prishtinë: Tre persona gjuajnë me armë zjarri një burrë që po lëvizte me veturë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se teksa po lëvizte me veturë, është gjuajtur me armë zjarri nga tre persona.

Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”, duke shtuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në  lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj