Telenews

Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga e hëna bashkatdhetarët që vijnë me automjete mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se edhe këtë verë Kosova i pret bashkatdhetarët krahë hapur e me zemrën plot.

“Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti.

Të ngajshme

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Pajazit Zymerit: Frymëzim për shumë breza në rrugën drejt lirisë

Donat Hashani

Shkumbin Demaliaj: Demokracia po vjen në Deçan

Valjeta Turkaj

Osmani: Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës

Valjeta Turkaj