Telenews

Lladrovcin e viziton djali i Thaçit, ka disa fjalë mallëngjyese

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim djalin  e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin.

Lladrovci për Endritin thotë se është një mysafir i rrallë e i çmuar.

“Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve”, ka shkruar kreu i Drenasit në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë”.

“Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Latif Thaçit. Faleminderit për vizitën Endrit!”.

Të ngajshme

Barduani: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

Valjeta Turkaj

TelenewsJobs hapësira ku fillon karriera dhe rritet ekipi juaj

Valjeta Turkaj

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

Valjeta Turkaj