Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po vazhdojnë të shijojnë në masë të madhe lidhjen e tyre.
Dyshja, të cilët u takuan në edicionin e tretë të Big Brother VIP, kohë të shumtë janë duke kaluar me njëri-tjetrin.
Ata ndodhen aktualisht në pushime, ndonëse nuk kanë munguar me imazhe e video të përbashkëta.
Ka qenë së fundmi modelja shqiptare që i ka dedikuar një poezi partnerit të saj.
Më poshtë ua sjellim vargjet e dashurisë së Heidit drejtuar Romeos:
“Dashuroj çdo gjë që është ndryshe, e dashuroj adrenalinën, me ty ka kuptim.
Dashuroj gjithçka që është e çmendur. Dashuroj gjithçka të kripur, çdo gjë që gërryhet, që mbetet, që të ndryshon përgjithmonë…
Dashuroj gjithçka që lë gjurmë.. pak si heronjtë.
Dashuroj gjithçka që jemi ne”.