Telenews

‘Dhëndri i Kosovës’ rrezikon dënimin e rëndë, UEFA nis hetime ndaj Demiralit për këtë gjest

Merih Demiral ka festuar golin e tij vendimtar ndaj Austrisë me një gjest kontrovers, duke bërë me duar shenjën e ‘ujkut gri’.

Tani UEFA ka filluar një hetim kundër qendërmbrojtësit turk, i cili është edhe dhëndër i Kosovës. Ai është i martuar me modelen nga Vushtrria, Heidi Lushtaku.

Të mërkurën në mëngjes, shtëpia evropiane e futbollit konfirmoi se e gjithë kjo ishte kthyer në një rast disiplinor për “sjellje të supozuara të papërshtatshme”, shkruan UEFA.

Gjesti në fjalë ishte Demirali duke shtrënguar gishtin e madh, gishtin e mesit dhe gishtin tregues së bashku – që lidhet me organizatën e ekstremit të djathtë ‘Ujqërit Gri’.

Kjo shenjë, e cila identifikohet me lëvizjen politike të ekstremit të djathtë turk ‘Ujqërit Gri’,  është e ndaluar në Francë dhe në Austri.

Nga ana tjetër, Merih Demiral për festën e golit pas ndeshjes tha: “E kam parë në tribunë, edhe plotë të tjerë e kanë bërë. Të gjithë turqit. Jam krenar që jam turk, këtë e them çdo herë, prandaj e kam bërë kështu festimin e golit. Pa mesazh, thjesht doja të tregoja se sa krenar dhe i lumtur jam”.

Në mediat gjermane është raportuar për një “skandal”. Gazeta gjermane, ‘Bild’ ka shkruar në titull: “Përshëndetja e Ujkut Fashist”.

UEFA nisi një hetim kundër Merih Demiral, i cili bëri shenjën e ujkut gri gjatë ndeshjes kundër Austrisë.

 

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani