Telenews

Ky ushqim redukton rrezikun e diabetit me 28 për qind, sipas studimit

Ekziston një ushqim që mund të bëjë mrekulli. Kosi grek pa asnjë aditiv, që do të thotë pa sheqer, ëmbëlsues, niseshte, shurup e gjëra të tjera, ka shumë kalcium dhe proteina dhe është i pasur me zink, jod dhe vitamina B2, B12, D.

Siç zbuluan shkencëtarët, konsumimi i kosit grek mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit me 28 për qind. Studimi i kryer nga studiues të Universitetit të Kembrixhit zbuloi se mjafton të konsumosh 40 gramë kos grek në ditë.

Studimi përfshiu 3502 të rritur. Gjatë 11 viteve, u analizuan zakonet e tyre të të ngrënit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se produktet e qumështit të fermentuara, si kosi dhe gjiza, kanë densitet të ulët të energjisë dhe janë gjithashtu një burim i vitaminës K2, e cila më parë ka qenë e lidhur me shkallë më të ulët të rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2, shkruan Index.hr.

Në përgjithësi, produktet e qumështit me yndyrë të lartë u shoqëruan me një rritje prej 9% të diabetit të tipit 2, dhe konsumi i produkteve të qumështit të fermentuar me pak yndyrë u shoqërua me një rrezik të reduktuar prej 24% të diabetit.

Të ngajshme

A mund të mbeteni shtatzënë gjatë menstruacioneve

KushtrimGuraj

Studimi i ri: Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

KushtrimGuraj

Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?

Donat Hashani