Telenews

OSBE: Presim nga bordi i RTK-s të bëjë përzgjedhjen e një pasardhësi më meritë

Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka reaguar në lidhje më dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Davenport tha se në emër të OSBE-së vlerësojnë punën e Ahmetxhekajt në udhëheqjen e RTK-së, ndërsa presin nga bordi që të bëjnë përzgjedhjen e pasardhësit me meritë.

“Në emër të OSBE-së, vlerësojmë punën e Shkumbin Ahmetxhkajt në udhëheqjen e tij si drejtor i RTK-së. Presim nga bordi i RTK-së, për të zgjedhur një pasardhës më meritë për të përfunduar reformat e tij dhe për të forcuar pavarësinë financiare dhe editoriale të transmetuesit publik”, ka shkruar ambasadori në “X”.

Të ngajshme

Edhe Diaspora ia jep votën Faton Pecit në Mitrovicë

Donat Hashani

Pritet shtimi i linjave të reja ajrore në Prishtinë, Shkup, Dubrovnik e Sarajevë

Donat Hashani

VV e fiton diasporën, por nuk arrin ta përmbysë rezultatin në Viti

Donat Hashani