Telenews

Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të

Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdoi gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu hoq kravata me simbole kombëtare para se të futej në sallën e gjyqit.

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja, foli në Frontal në T7 për torturat që Krasniqi i kishte përjetuar si i burgosur nga Serbia. Në brug, së bashku kishin qëndruar për 18 muaj.

“Përgjatë kohës kur kemi qëndru për nja 18 muaj në një dhomë burgu s’ke mujtq me i dal përpara për mbrojtje të vendit, E tash kjo gjykatë që kinse është për drejtësi po shihet si është dhe mendoj se është shumë shqetësuese”, tha Buja.

Ai tha se Krasniqi “i ka kaluar të gjitha sfidat”.

“Jakup Krasniqi është përballë burrash, të gjitha sfidat i ka kaluar si i ka taku, e tash çka po ndodh në Hagë është keq për ta, jo për Jakup Krasniqin”, tha Buja.

Të ngajshme

Makina përplas 17-vjeçarin me motor, vdes i riu në Vlorë

Valjeta Turkaj

Uragani “Melisa” hyn në nivelin e 5 të rrezikshmërisë në Xhamajka

Valjeta Turkaj

Bie nga ndërtesa, vdes gruaja nga Gjakova

Valjeta Turkaj