Telenews

Sot luhet gjysmëfinalja spektakolare e Euro 2024

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2024.

Gjigantët e futbollit, Spanja dhe Franca takohen në Allianz Arena të Mynihut me fillim nga ora 21:00, për të kërkuar fitoren e madhe, transmeton Telenews.al

Kjo arenë ka kapacitet prej 66 mijë ulëseve dhe pritet të jetë e mbushur e tëra.

Te Spanja ka tri mungesa si: Carvajal, Normand e Pedri, derisa te Franca s’ka mungesa.

Fituesi në finalen e madhe takohet me fituesin e super-duelit tjetër që zhvillohet pasnesër, Angli – Holandë. /Telenews.al

Të ngajshme

Blerja e Edon Zhegrovës dhe një sulmuesi tjetër mund t’i kushtojnë drejtuesit të Juvenusit me vendin e punës

KushtrimGuraj

Gola pa penallti – Gyokeres i lë gojë hapur të gjithë në Ligën Premier

KushtrimGuraj

S’i eci as në Shqipëri, Nuhiu shkarkohet nga Tirana

Rrezarta Ramaj