Telenews

Kukës/ Nis qarkullimi i automjeteve në urën e re

Në urën e Re mbi Drin te Kukesit  nisi qarkullimi për të gjitha automjetet. Mesa duket do të jetë periudhë provë për disa ditë deri në hapjen zyrtare. Qarkullimi për automjetet po bëhet vetëm në njërin krah të urës me dy sense lëvizje, kjo edhe për shkak të disa punimeve shtese.

Ndërkohë hyrja nga Kukësi në Rrugën e Kombit përmes urës së vjetër është bllokuar. Qytetarët e Kukësit dhe të gjithë ata që kane hyrje dalje për Kukës dhe Has do ta kryejnë si proces vetëm rreth rrotullimit te Gostilit.

Ura e re mbi Drin plotëson kalimin me katër korsi te gjithë gjatësinë e rrugës se Kombit nga Morini ne Rrëshen duke shmangur edhe problematikat e deritanishme te fluksit te mjeteve ne urën ekzistuese dhe radhët e gjata gjate sezonit. Ura e re ka një gjatësi 310 metër me konstrukt metalik.

Kjo vepër infrastrukturore do të zgjidhë përfundimisht trafikun, i cili krijohej më parë në urën e vjetër mbi liqenin e Fierzës. Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo.

Ajo ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 tonë. Do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

 

Të ngajshme

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë

KushtrimGuraj

Osmani: Populli i Kosovës nuk ka marrë pjesë në krime, Vuçiq ministër i propagandës së Millosheviçit

KushtrimGuraj

Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, paralajmërim i fushatës gjenocidale që do të ndodhte edhe në Kosovë

KushtrimGuraj