Telenews

Hapja e tunelit të Llogarasë, Rama tregon deri tani se sa automjete kaluan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video nga tuneli i Llogarasë.

Për tunelin i cili u hap ditë më parë, Rama tha se nga dita e parë e hapjes, 5 korrik, e deri më sot, nga ky tunel kanë kaluar 41 mijë automjete.

“Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, ka shkruar Rama.

Ditë më parë Rama kishte shkruar se hapja e këtij tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

Tuneli i Llogarasë, pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Të ngajshme

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

KushtrimGuraj

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu