Telenews

KMDLNj: Me arrestimet e shpeshta, Serbia po e shantazhon Kosovën

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka thënë se me urdhërarrest të Serbisë, autoritetet maqedonase e arrestuan B. Ramadanin, ish – ushtar i UÇK-së dhe sipas tyre, do të kërkojnë ekstradimin e tij.

Përmes një komunikate për media, ka thënë se shteti i Kosovës duhet të angazhohet maksimalisht për të siguruar mbrojtje ligjore për të arrestuarit sikur edhe përkrahje të plotë për familjarët e të arrestuarve.

“Kohëve të fundit Serbia ka arrestuar shqiptarë duke i akuzuar se janë ish – ushtarë të UÇK, i mbanë për një kohë në paraburgim kurse disa prej tyre edhe janë dënuar. Shpeshtimi i rasteve të arrestimit po bëhet si hakmarrje për arrestimin e serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Arrestimi i djeshëm i B. Ramadanit në Maqedoni të Veriut nuk ishte rasti i parë dhe, deri më tani asnjë shqiptar i arrestuar nuk është ekstraduar në Serbi sikur që as z. Ramadani nuk do te ekstradohet. Më herët kishin qarkulluar në opinion disa lista me ish – ushtarë të UÇK -së por se tani thuaja askush që ka qenë në luftë apo që e ka përkrahur luftën nuk ka siguri nëse udhëton nëpër Serbi prandaj KMDLNj-ë publikisht ka kërkuar t’i shmangin ato rrugë”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Bajrami kritikon pushtetin: Çka janë këto lojëra me amendamentet?

KushtrimGuraj

Hamza: Çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është temë që meriton trajtim serioz, kjo s’po ndodh

KushtrimGuraj

Thirret seancë për ndryshimet kushtetuese

KushtrimGuraj