Telenews

Përkeqësohet situata me zjarret në Shëngjin, flakët arrijnë shumë pranë apartamenteve

Vështirësohet me tej situata me zjarret në Shëngjin.

Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë. Zjarri po ndihmohet nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët.

Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave./Telenews/

Të ngajshme

E rrëmbyen dhe e dërguan në një vilë, arrestohet një person në Bresalc të Gjilanit

Erzana Fazliu

Dy të arrestuar në Ferizaj, u kapën me kokainë dhe me mbi 15 mijë euro

Valjeta Turkaj

Sulmet e reja izraelite në Gaza shkaktojnë vdekjen e 60 palestinezëve

Valjeta Turkaj