Telenews

Kryeziu: Nuk e di nëse pushteti aktual e ka keqkuptuar demokracinë apo kanë tendenca për autokraci

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se bazuar në deklaratat që bëhen sot nga pushtetarët në Kosovë, s’mund ta di nëse ata e kanë keqkuptuar llogaridhënien dhe rolin e tyre në një sistem demokratik, apo kanë tendenca për pushtet absolut, raporton Express.

“Nëse i lexon deklaratat e të zgjedhurve që sot janë të veshur me petkun e pushtetit, nuk e di nëse e kanë keqkuptuar llogaridhënien dhe rolin e tyre në sistemin demokratik, apo kanë tendenca për pushtet absolut. A po të dyja së bashku!?”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në ‘facebook.

Tutje ai ka thënë se pushteti aktual në Kosovë ka mbi 51% dhe që e drejton shtetin me arrogancë, s’përfill kërkesat e pakicës, promovon përplasje shoqërore dhe portretizon kritikuesit e qeverisë si armiq të shtetit.Kryeziu gjithashtu përmend edhe përpjekjet për të nxitur mosbesim në media.

Në fund, drejtori i KDI thotë se nëse këto s’janë simptoma të një përpjekje të fuqishme për të shkuar drejt autokracisë, të paktën s’përfaqësojnë as vlera të demokracisë, transparencë, qeverisjes e llogaridhënies.

Këto, nëse nuk janë simptoma të një tendence të fuqishme drejt autokracisë, së paku nuk përfaqësojnë as vlera dhe as promovim të demokracisë, transparencës dhe qeverisjes llogaridhënëse”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngajshme

Sot përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, paralajmërohen masa për ata që nuk e bëjnë

Valjeta Turkaj

Peci: Ndarjet etnike pengojnë zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të Kosovëa

Valjeta Turkaj

Ndërprerje të energjisë elektrike në Teheran pas shpërthimeve në Isfahan

Valjeta Turkaj