Telenews

Haradinaj: Propozova këtë datë për zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar 26 janarin e vitit të ardhshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Nga takimi që është mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj ka thënë se kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa sipas tij të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare”.

Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja. Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.

Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 Janar”, ka shkruar Haradinaj

Të ngajshme

Kosova pajiset me sisteme raketore anti-tank OMTAS

KushtrimGuraj

Kryetari i Dragashit i drejtohet qytetarëve: Mobilizohuni dhe keni kujdes të shtuar

KushtrimGuraj

57 të vrarë në operacionin amerikan në Venezuelë, sipas raportimeve vendase

KushtrimGuraj