Telenews

Sveçla takohet me homologun maqedonas, flasin për migrim e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Panche Toshkovski, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

“Me kënaqësi kam pranuar ftesën nga homologu im Panche Toshkovski dhe sot realizova vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup, të shoqëruar nga Drejtorët e policive të dy shteteve tona dhe Zëvëndësministri Astrit Iseni, biseduam për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar.”

Sveçla ka thënë se “fenomenet negative që kanë karakterizuar brezin kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në trend të rënies falë bashkëpunimit të ngushtë policor teksa janë shënuar rezultate të dukshme edhe në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar”.

“Biseduam edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në kuadër të Ministrive tona dhe për këtë kishim pajtueshmëri të plotë të dyja palët. Bashkëpunimi rajonal mbetet krucial si garancë e luftimit të suksesshëm të çdo ilegaliteti që cënon sigurinë e vendeve tona dhe rajonit tonë.”/Telenews/

Të ngajshme

Përparim Rama: Nuk jam në LDK, vetëm po e ndihmoj Lumirin në zgjedhje

Donat Hashani

Al Trade Market sjell ofertat më të mëdha të fundvitit

Valjeta Turkaj

Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë të qytetit

Donat Hashani