Telenews

Qeveria me njoftim zyrtar për Trepçën, nuk premton ekzekutimin e pagave

Qeveria e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me gjendjen në Trepça, ku punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk kanë marrë paga me muaj, shkruan Scanner.

“Nga ndërmarrjet dhe udhëheqja e tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës pret marrjen e masave që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Ministria e Ekonomisë ka përkrahur ndërmarrjen me subvencione në vlerë prej 3.3 milionë euro, që është përtej shumës së planifikuar për të gjithë vitin.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjen Trepça Sh.A., si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike. Përkrahja nënkupton mbështetje për zhvillim dhe rritje të potencialit të plotë ekonomik.

Nga ndërmarrjet dhe udhëheqja e tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës pret marrjen e masave që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre.

Pavarësisht mbështetjes që Qeveria i ka dhënë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërmarrja Trepça Sh.A. ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme.

Ministria e Ekonomisë ka përkrahur ndërmarrjen me subvencione në vlerë prej 3.3 milionë euro, që është përtej shumës së planifikuar për të gjithë vitin.

Megjithatë, këto mjete nuk u kanë mjaftuar për të siguruar mbulimin e shpenzimeve operative dhe pagave të punonjësve, që përbëjnë pjesën e konsiderueshme të shpenzimeve të ndërmarrjes.

Ministria e Ekonomisë në mënyrë të vazhdueshme ka inkurajuar menaxhmentin e ndërmarrjes për të optimizuar shpenzimet. Së fundmi, me pranimin e kërkesës së ndërmarrjes për ndarjen e mjeteve financiare shtesë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi.

 

Të ngajshme

“Politikë arrogante që dëmtoi ekonominë”- AKB dhe njohësit e ekonomisë Muratit pasi Supremja ia rrëzoi vendimin për arkat

KushtrimGuraj

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

KushtrimGuraj

Barduani pret emisaren britanike, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj