Telenews

Katër të arrestuar për përdorim të armëve në një aheng në Rahovec

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar katër armë pas përdorimit të tyre në një aheng në fshatin Pastasellë të Rahovecit.

Në një komunikatë, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 30 korrik.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, kishte konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë dhe 7 gëzhoja. Në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë rast, sot me datë 01.08.2024 janë identifikuar dhe arrestuar edhe katër të dyshuar tjerë, meshkuj kosovar të moshës madhore mbi dyshimin se të njëjtit po ashtu kishin përdorur armë në rastin e raportuar”, thuhej në njoftim.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri: një armë zjarri e gjatë automatike, tri armë zjarri të llojit pistoletë, pesë karikatorë, njëzetë e dy copë fishekë dhe tridhjetë e një gëzhoja.

Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

E thotë edhe këtë Gërvalla-Schwarz: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë, Gjermania në krizë

KushtrimGuraj

Paçarizi për skandalin në KEK: Degradim i madh institucional, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

KushtrimGuraj

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj