Telenews

Osmani i reagon ashpër BE-së: Përfshirja e Urës së Ibrit në dialog, shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së Bashkimit Evropian lidhur me futjen e temës së hapjes së urës së lumit Ibër në procesin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Osmani e ka quajtur shkelje të rëndë të sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në Kosovë një proces të tillë.

Sipas Osmanit, Vuçiqi nuk duhet të pyetet se kur duhet të hapet për qarkullim një urë që ndodhet në Republikën e Kosovës.

“Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e Osmanit në Facebook.

Të ngajshme

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Valjeta Turkaj