Telenews

Zëvëndëskryeministri shqiptar i Maqedonisë Veriore, tregon se kush intervenoi që udhëtimi i presidentes Osmani të realizohet

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Izet Mexhiti ka thënë se organet shtetërore dje kanë reaguar menjëherë për të lejuar udhëtimin e presidentes Osmani.

Mexhiti e ka quajtur si keqkuptim situatën e krijuar.

“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja” shkruan Mexhiti në reagim.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi