Telenews

Burgjet e “sigurta” të Albulena Haxhiut, të dënuarit bëhen llom në mes vete në Dubravë

Arratisjet, përleshjet, kanosjet e droga janë raste goxha të shpeshta që ndodhin në burgjet e Kosovës. Incidente të tilla po ndodhin pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje, raporton Gazeta Sinjali.

Burgu i Dubravës dyshohet se u shndërrua mbrëmë pas mesnate në një ring – ku u përleshën të dënuarit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se në pavijonin nr 5 të kësaj qendre korrektuese, disa të burgosur kanë arritur t’i hapin dyert dhe t’i shkojnë një të dënuari tjetër.

Bazuar në informacionet e para, të njëjtit e kanë rrahur brutalisht të dënuarin që e kishin cak – duke e bërë për spital.

Sinjali është në pritje të një përgjigje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për ta marrë konfirmimin zyrtar.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj