Telenews

Sveçla refuzon të japë deklaratë në serbisht në veri: “Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye kundër”

Nuk ka asnjë arsye që Ura e Ibrit të mos hapet për qarkullim, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pasi shkoi për të inspektuar testimin infrastrukturor që po i bëhet Urës së Ibrit, ai e kaloi urën dhe u ndal për kafe bashkë me kolegun e tij, ministrin Elbert Krasniqi, në një kafene në pjesën veriore të Mitrovicës, pranë urës.

Më pas, u ndal për një deklaratë për media dhe refuzoi të jepte deklaratën në gjuhën serbe.

I pyetur nga gazetarët serbë të mediave të Kosovës se pse ndodhej sot në veri të Kosovës, ai tha se nuk ka diçka të jashtëzakonshme.

“Nuk është duke ndodhë asgjë e jashtëzakonshme”, tha Sveçla në gjuhën shqipe.

Gazetari serb ia ktheu: “Nuk po ju kuptoj”. Ai i kërkoi ministrit që të jepte deklaratën në gjuhën serbe.

“Unë di serbisht, por nuk i di të gjitha fjalët serbe, do t’i kishte humbur kuptimi”, iu përgjigj ministri në gjuhën shqipe.

I pyetur sërish në serbisht nëse ekziston vendimi për hapjen e Urës së Ibrit, Sveçla tha se nuk ka asnjë arsye që ura të mos hapet.

“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet.. tash kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”, tha ministri i Brendshëm.

 

Të ngajshme

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj