Telenews

Boksierja e akuzuar se ishte mashkull fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Imane Khelif ka fituar medaljen e artë në boks vetëm një vit pasi ishte diskualifikuar nga Botërori sepse kishte dështuar në testin e hormoneve.

Khelif gjatë tërë Lojërave Olimpike ishte e shumëpërfolur pas akuzave se është burrë. 25-vjeçarja biologjikisht është grua, por ishte konstatuar se kishte tepricë të hormoneve mashkullore.

Ajo në finale mposhti kampionen kindeze Yang Liu me vendim unanim.

Boksieria algjeriane ka festuar në mes të ringut, duke ia sjellë kështu Algjerisë medaljen e parë nga Parisi.

Kur rezultati u konfirmua, kundërshtarja e saj Yang kapi dorën e saj dhe e çoi në ajër, diçka krejt e kundërt me ndeshjen e parë të Khelif kur kundërshtarja e saj italiane, Angela Carini dorëzoi ndeshjen në shenjë pakënaqësie.

Të ngajshme

Mbappe thyen heshtjen: Lufta ligjore vazhdon me PSG-në, por kam respekt për Al-Khelaifin

Rrezarta Ramaj

Ky është ekipi që po interesohet për transferimin e Zhegrovës

Blearta

Real Madridi raportohet se ka transferuar mbrojtësin e Chelseat

Blearta