Telenews

“Me fol palidhje”, deputeti i “Guxo” dhe zëvendësi i Ministrit Peci nga radhët e VV përplasen për Vjosa Osmanin

Deputeti i “Guxo”, Burim Meta, është përplasur virtualisht me zëvendësin e Ministrit Faton Peci, zëvendësministrin nga radhët e VV’së, Imri Demelezi. Shkak është bërë vizita e Presidentes Vjosa Osmani në Komunën e Vitisë dhe fjalëve që ajo tha për këtë komunë dhe kryetarin Sokol Haliti.

Demelezi reagoi dje pas vizitës ku tha se Osmani duhet ta dijë që “kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë do të jetë Arsim Ademi” dhe se më e udhës është që Presidentja ta takojë atë e të i kërkojë falje “që përkrahë një kryetar të tillë të LDK-së që është pjesë thelbësore e historike e të keqes dhe të tashmes”.

Për këtë deklaratë, atij i ka reaguar Meta, i cili ka thënë se Demelezi “është mire me kujtu çka i pat be vaki LDK-së kur patën fillu me fol palidhje (kështu si Demelezi) kundër Presidentes Vjosa Osmani!”.

“Është mirë me kujtu sa vota i patët marrë në Viti në shkurt 2021 me Vjosën në listë, e sa në shtator 2021 pa Vjosën në listë. Më mirë e keni të mësoni nga gabimet, qoftë të të tjerëve qoftë tuajat”, ka shkruar Meta.

 

 

Të ngajshme

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit –

KushtrimGuraj

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë –

KushtrimGuraj