Telenews

Rama: Parku i Madh i Liqenit, oaz i qetë i Tiranës

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës vitet e fundit është kthyer në  destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës.

Investimet e bashkisë së Tiranës e kanë transformuar këtë park jo vetëm me korsitë e biçikletave, molin e varkave, por edhe duke krijuar kënde sportive dhe argëtuese, të cilat frekuentohen nga qytetarë të moshave të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Parku i Madh, të cilin e cilësoi një oaz të qetë të Tiranës.

Investimet në rrugë, ndërtimi i parqeve për fëmijë, shtimi i pemëve, sistemimi i koshave të mbeturinave, këndet sportive, lulishte dhe ndriçimi e bëjnë parkun, destinacion të preferuar për kryeqytet.

Shëtitorja e re me pista pedalimi e vrapimi me rrjet të ri ndriçimi, rrugicat ndërlidhëse, palestër në natyrë, si dhe fusha multisportive janë kthyer në atraksione për qindra kryeqytetas.  Parkut të Liqenit i është shtuar edhe Pagoda, një objekt origjinal që sjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri, duke shërbyer si vend relaksi dhe bisedash mes miqve.

Në park është rikonstruktuar edhe moli i Liqenit të Tiranës, ku veç shkallëve u bë ndërtimi i tij nga e para. Për të qenë i aksesueshëm edhe në orët e mbrëmjes, ai është pajisur me sistem ndriçimi, ndërsa nuk mungon as gjelbërimi.

Të ngajshme

“Më kanë bërë dhunues grash, drogaxhi, hajdut”

KushtrimGuraj

Shqipëria do mbyllë TikTok për një vit, reagon kompania kineze

KushtrimGuraj

E dhimbshme: Zjarr në një shtëpi në Shkodër, humb jetën i moshuari

KushtrimGuraj