Telenews

Në afërsi të Banjskës policia gjen edhe një pushkë

Në fshatin Joshevik të Banjskës, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi, gjatë së cilës është sekuestruar një pushkë, është kumtuar sot.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Një person, në shtëpinë e të cilit është gjetur një pushkë, u arrestua, por pas marrjes në pyetje u la i lirë.

Kujtojmë se gjatë fundjavës janë kontrolluar dy shtëpi në këtë fshat, si dhe janë sekuestruar disa armë.

Siç ka konfirmuar për portalin Kossev Petrit Fejza nga Policia e Kosovës për rajonin e Veriut, rastet e bastisjeve në këtë fshat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj