Telenews

Haradinaj: Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë Podujevës, ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve për lirinë e Kosovës dhe zhvilluar bashkëbisedim me qytetarë dhe shoqatat e dala nga lufta.

Haradinaj ka thënë se është i gjatë vargi i heronjve e dëshmorëve llapjanë.

“Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës. I gjatë është vargoji i heronjve e dëshmorëve llapjanë, që i kanë dhënë vlerë kësaj nahije e krejt Kosovës. Që nga Adem Demaçi, disidenti më i madh i historisë së re të Kosovës, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Edmond Hoxha, Ali Ajeti e shumë të tjerë, që tashmë jane ngritur në altarin e lavdisë shqiptare, e llapjanët i kanë derdhur në bronz. Nderimi e përkulja para lapidarëve të tyre, të le pa frymë e të jep forcë që Kosovën ta bëjmë ashtu siç ata e kishin ëndërruar, të lirë, të pavarur e të panënshtrueshme. Kujtimin për këto kohë lavdie e filluam në një bashkëbisedim me luftëtarë e familjarë të dëshmorëve”, ka thënë Haradinaj.

Të ngajshme

Dimri në tryezë, me shijen e produkteve të Konsonit

Rrezarta Ramaj

Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Rrezarta Ramaj

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj