Telenews

E rëndë në Ferizaj: Punëtori humb jetën në vendin e punës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një punëtor i një kompanie dyshohet se ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Ferizaj. Viktima vdiq pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit nga Emergjenca, që njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Siç mëson Sinjali, viktima është 53-vjeçar dyshohet se ka pësuar sulm kardiak, pasi ishte gjetur pa shenja jete në kompleksin banesor “Mora” në Ferizaj.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr nga vendngjarja për t’u dërguar në IML për obduksion.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar mbi rastin.

Të ngajshme

AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencura

Valjeta Turkaj

Ministri grek i Mbrojtjes në kryeministri, takohet me Edi Ramën

Valjeta Turkaj

Musliu: VV-ja po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Valjeta Turkaj