Telenews

Kurti thirrje bashkatdhetarëve: Regjistrohuni si banorë jo-rezidentë dhe forconi lidhjen me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen. Kurti ka thënë se afati për t’u regjistruar është deri më 31 gusht.

Tutje, Kurti ka shtuar se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por sipas tij ka ndikim të madh.

“Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun”.

“Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun. Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024. E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

“Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush!”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj