Emra të njohur si Sergio Ramos, Mats Hummels, Mario Balotelli, etj., po qarkullojn ende si lojtarë të lirë.
Afati kalimtar i verës për sezonin 2024-25 të futbollit po shkon drejt mbylljes. Deri më tani shumë yje janë transferuar nëpër klube evropiane dhe jashtë saj, por ka lojtarë të cilët ende nuk kanë gjetur klubin e tyre për këtë sezon.
Lojtarë për të cilët po flasim janë lojtarë të cilët i kanë dhënë shumë futbollit dhe kanë shkëlqyer në sezonet e kaluara, mirëpo që tani kanë mbetur pa klub. Fjala është për lojtarë zakonisht veteran të cilët nuk kanë vazhduar kontratat me klubet e tyre paraprake dhe që nuk kanë marrë oferta të reja apo edhe që nuk i kanë pranuar ato që i kanë marrë.
Lista e disa nga yjet botërore të cilët ende janë lojtarë të lirë janë:
Portier- Keylor Navas (37 vjeç)
Portier- Guillermo Ochoa (38 vjeç)
Portier- Loris Karius (31 vjeç)
Mbrojtës- Sergio Ramos (38 vjeç)
Mbrojtës- Mats Hummels (35 vjeç)
Mbrojtës- Joel Matip (33 vjeç)
Mesfushor- Adrien Rabiot (29 vjeç)
Mesfushor- Ilker Muniain (31 vjeç)
Mesfushor- Miralem Pjaniç (34 vjeç)
Sulmues- Anthony Martial (28 vjeç)
Sulmues- Carlos Vela (35 vjeç)
Sulmues- Mario Balotelli (34 vjeç)
Sulmues- Choupo- Moting (35 vjeç)