Telenews

FSK-ja temë në ballkonin e hapur të qeverisë, Kurti: Fuqizimi i saj ndër prioritetet kryesore

Kryeministri Albin Kurti sot ka bërë të ditur se në ballkonin e hapur të qeverisë ka pasë një mëngjes pune me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.

Në një postim në Facebook, ai e ka shpërndarë edhe një fotografi, e ka treguar se për çfarë kanë biseduar.

“Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë”.

“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Horoskopi Ditor – E Diel, 7 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

“Nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së”-Lushtaku me deklaratë të fortë ndaj Kurtit

Blearta

Sharon Stone: Nuk e kam dëgjuar kurrë nënën time të më thotë “të dua”

Blearta