Telenews

12 vjet nga përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët për mbështetje

10 shtatori i 2012-ës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Tashmë janë bërë 12 vjet nga kjo ngjarje e rëndësishme për shtetin tonë.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj aleatëve për mbështetjen.

“10 shtatori 2012 ishte kur përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe neve na u besua plotësisht progresi si vend i pavarur dhe demokratik. Është shënuar dita kur aleatët tanë ndërkombëtarë u konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelet e veta institucionale për të çuar përpara”, shkroi Kurti në X.

Të ngajshme

Ofertë speciale për 7 & 8 Mars në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Valjeta Turkaj

Gati 4 mijë gjoba në Prishtinë, 604 nga veturat inteligjente dhe radarët mobil

Valjeta Turkaj

Hoti përcjell paralajmërimet e FMN-së: Rënie ekonomike, inflacion në rritje dhe rreziqe fiskale

Valjeta Turkaj