Telenews

Miratohet projektligji i ndryshuar për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projekligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha thënë se pavarësisht tendencave për zvarritjen e jetësimit të këtij ligji të rëndësishëm, u shpreh se, byroja do të bëhet.

Kurti tha se byroja gjithashtu do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare.

“Pavarësisht tendencave për zvarritjen e jetësimit të këtij ligji të rëndësishëm, byroja do të bëhet. Jetësimi i konceptit të konfiskimit civil, si zotim i yni, përveç se do ta ruajë pasurinë publike dhe do t’ia kthejë shtetit njëkohësisht atë që është përfituar kundërligjshëm”.

“Byroja gjithashtu do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”, u shpreh tutje Kurti.

Të ngajshme

Komunikata e Prokurorisë për aksionin e sotëm, Haxhiu: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Donat Hashani

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Erzana Fazliu

Zjarret në Los Anxhelos, Eva Longoria dhuron 1 milion dollarë falë Jeff Bezosit

Erzana Fazliu