Këngëtarja Adelina Emini ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, titulluar “Lamtumira”, në platformën YouTube.
Ky projekt është realizuar me dashuri dhe përkushtim, në bashkëpunim me muzikantin e talentuar Florent Boshnjaku dhe tekstshkruesin Lindon Berisha. Videoklipi i këngës është xhiruar nga MaximusTeam, me stilizimin nga Teuta Matoshi dhe flokët e grimin nga Jessica Portillo. Kjo këngë sjell një përzierje emocionale të muzikës dhe ima
zhit, e cila me siguri do të prekë zemrat e publikut. Dëgjojeni tani dhe ndani përshtypjet tuaja!

