Telenews

Guardiola konfirmon humbjen e sezonit për mesfushorin e “Citizens”

Mesfushori i Manchester City, Rodri, do qëndroj jashtë fushave të gjelbërta përgjatë gjithë këtij sezonit.

Pas katër ndeshjeve të luajtura për Manchester City dhe një për kombëtaren spanjolle, aventura e Rodrit për këtë sezon ka përfunduar tashmë.

Kjo erdhi pasi që në ndeshjen e fundit mes Manchester City dhe Arsenal në kuadër të Premier League, Rodri u detyrua ta lëshoj fushën në minutën 21’, pas një lëndimi të pësuar në gju.

Trajneri Guardiola ka pohuar se Rodri ju nënshtrua operimit në gju gjatë ditës së sotme dhe se ai nuk do jetë në gjendje të luaj më deri në sezonin e ardhshëm. Përveç kësaj tekniku spanjoll shtoi: “Fatkeqësisht, ne morëm më të keqen, por këto gjëra ndodhin. Ne do të jemi atje për ta mbështetur atë në rimëkëmbjen e tij hap pas hapi.”

“Atë që ai na jep neve, nuk kemi një lojtar të ngjashëm. Por të tjerët të gjithë së bashku mund të zëvendësojnë atë që Rodri ka dhënë që nga ardhja e tij tek ne. Ne do të duhet ta bëjmë atë si ekip dhe të gjejmë një mënyrë për të luajtur më shumë ndeshje pa një lojtar të rëndësishëm për ne”, shtoi Guardiola.

Rodri përndryshe është një lojtar kyç te Manchester City dhe jo vetëm. Ai ishte edhe lojtari kyç i Spanjës në Euro 2024, duke u zgjedhur madje lojtari i turneut. Përveç kësaj, Rodri jo rastësisht është njëri prej pretendentëve kryesor për ta fituar edhe Topin e Artë.

Në ndeshjen e radhës, City do përballet me Newcastle United në kuadër të Premier League  këtë të shtunë dhe përveç Rodrit, atyre ju mungon edhe “magjistari” De Bruyne, që po ashtu është i lënduar. Mungesat e të lartpërmendurve do jenë një hendikep në mesfushë për “Citizens”.

 

 

 

Të ngajshme

Nga sot e deri të hënën zhvillohet xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në Basketboll

Donat Hashani

Sot dy ndeshje super-interesante në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani

Pengesat për ‘parandalimin e kontrabandës’, pamje të Urës së Bërnjakut

Donat Hashani