Telenews

Johnson pesimit: Dyshoj se Putini dëshiron sinqerisht negociatat

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson shprehu sot dyshime për sinqeritetin e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me hyrjen në negociata me Ukrainën, por ra dakord se është e nevojshme të përpiqet t’i jepet fund luftës.
“Nëse ai (Putini) dëshiron të ndalojë, nëse dëshiron të tërhiqet, nëse ka ndërmend të negociojë, ky është një lajm shumë i mirë. Por unë dyshoj… Nuk ka asgjë në sjelljen e tij që kam parë deri tani që do të më shtynte të mendoja se ai mund të ishte i sinqertë. Por nëse është, atëherë ne duhet të shkojmë në atë mënyrë,” tha Johnson sot për mediat britanike, raporton Reuters.
Presidenti Volodymyr Zelensky ra dakord që të dyja palët mund të takohen nesër në mëngjes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj