Telenews

Kompania e taksive në Prishtine kapet duke vjedhur rrymë, detyrohet të paguajë mbi kaq mijë euro

KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.

Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve.

KEDS-i ka intensifikuar kontrollet për të luftuar keqpërdorimin e energjisë elektrike në mbarë Kosovën, duke u angazhuar fuqishëm në parandalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për të gjithë.

Të ngajshme

Vdes punëtori 40-vjeç nga Drenasi, ra nga çatia ku po kryente punimet në Prizren

KushtrimGuraj

Angazhimi i Policisë për ta siguruar QKUK-në kushtoi 31,680 euro

KushtrimGuraj

Tjetër vdekje në vendin e punës në Kosovë, në Prizren ndalohen nga policia dy persona

Donat Hashani