Telenews

Adeyemi festoi me Loredanën, pasi u shpall më i miri i Dortmundit

Karim Adeyemi pati një performancë të jashtëzakonshme mbrëmë me Dortmundin.

Sulmuesi gjerman shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Dortmund u përball me Celtic në “Signal Iduna Park”.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 7:1, teksa “hattrick-u” i Adeyemit i siguroi atij çmimin “Lojtari i ndeshjes”, shkruan IndeksOnline.

Pasi e pranoi çmimin, patjetër që “dhëndri” i Ferizajt do të festonte me të dashurën e tij, Loredanën. Edhe mbishkrimi i fotografisë së tij me titullin është shqip – një falënderim për mbështetësit dhe urimet.

“FLM o bir” ka shkruar Adeyemi në fotografinë e postuar në “Instagram Story”.

 

Të ngajshme

Angelina Jolie flet për jetën pas divorcit: “Nuk kam krijuar lidhje që dhjetë vjet”

Rrezarta Ramaj

Bum në rrjet, Selin shfaqet pranë DJ Gimbo-s, duken plot stil

Rrezarta Ramaj

Nga Elijona Binakaj, Gani Geci e deri te Adelina Ismaili – çfarë po paralajmëron Don Xhoni

KushtrimGuraj