Telenews

Behari Doors: Lider në industrinë e dyerve dhe produkteve të diversifikuara për shtëpinë dhe biznesin tuaj

Nëse jeni duke kërkuar cilësi, përzgjedhje të larmishme dhe profesionalizëm në sektorin e dyerve, Behari Doors është kompania që përmbush të gjitha pritjet tuaja. Me përvojë të gjatë dhe reputacion të ndërtuar në tregun kosovar, Behari Doors ofron një gamë të gjerë produktesh, ku si produkt kryesor dallohen dyert e garazheve, ndërsa përfshin gjithashtu produkte të tjera të ndryshme, që nga dyer të brendshme e të hyrjes, e deri tek sete kopshti, laminat, kamina, jacuzzi dhe sauna.
Dyer të Garazheve: Zgjidhje e shkëlqyer për çdo ambient dhe si lider në këtë sektor, Behari Doors ofron dy lloje kryesore të dyerve të garazheve:
– Dyert e garazheve rezidenciale: Këto dyer janë të projektuara për të siguruar një pamje estetike të përshtatshme për çdo shtëpi, ndërkohë që ofrojnë mbrojtje dhe izolim të shkëlqyer termik. Në dispozicion janë modele të ndryshme që përshtaten lehtësisht me arkitekturën e shtëpisë suaj dhe garantojnë jetëgjatësi falë cilësisë së materialeve të përzgjedhura.
– Dyert industriale të garazheve: Të ndërtuara për hapësira të mëdha si fabrika apo ambiente komerciale, këto dyer janë të dizajnuara për t’i përballuar kushtet më të rënda të punës dhe për të garantuar siguri maksimale. Sistemet e tyre të avancuara dhe automatizimi bëjnë që hapja dhe mbyllja të jenë proces i lehtë dhe efikas për çdo biznes.
Sistemet automatike për Dyer Garazhi:
Sistemet automatike të Behari Doors janë të krijuara për të shtuar komoditetin në përditshmërinë tuaj. Me teknologji të avancuar që lejon kontrollin përmes telekomandës ose aplikacioneve mobile, dyert e garazheve mund të hapen dhe mbyllen në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë, duke përmirësuar përvojën tuaj të përdorimit.
Dyer Kundër Zjarrit
Siguri për ambientin tuaj. A jeni gati të përmirësoni sigurinë e hapësirës suaj? Këto dyer kanë kornizë metalike dhe brendësi e mbushur me material kundër zjarrit – siguri maksimale. Dimensione: 96×207 & 140×210 – Perfekte për çdo hapësirë. Të pajisura me dorezë antipanik, lehtë për t’u përdorur në raste emergjente. Rezistencë ndaj zjarrit: Deri në 90 minuta. Kanë edhe çertifikatat: ISO9001:2000 / GB17565-1998 – siguri e garantuar.

Dyer të Brendshme dhe Dyer të Hyrjes:

Dyer të brendshme dhe dyer të hyrjes, janë pjesë e gamës së gjerë të produkteve të Behari Doors. Këto dyer ofrohen në dizajne dhe materiale të ndryshme, që nga druri natyral e deri tek modelet moderne të kombinuara me metale të lehta. Përveç qëndrueshmërisë, këto dyer ofrojnë izolim akustik dhe termik të shkëlqyer, duke sjellë rehati dhe elegancë në çdo ambient të brendshëm apo hyrje të shtëpisë.
Pas gjithë prezaantimit të këtyre dyerve dhe në bazë të çertifikimeve që ka marrë, në vijim gjeni edhe disa nga arsyejet se pse duhet të zgjedhni dyert e Behari Doors e që janë: Siguria, izolimi i temperaturës, izolimi i zërit, dërgesa e shpejtë, pamjet uniforme, llojet e panelit, hapjet në derë, motorizimi i dyerve etj.

Rampa – Zgjedhni rampat automatike tek dyqanet e Behari Doos për një parkim më të lehtë dhe të sigurt. Me hapje me buton ose teledirigjues, këto rampa kursejnë hapësirë dhe kohë të vlefshme. Të pajisura me motor të fuqishëm 90WAC dhe sistem për mbyllje automatike, ofrojnë komoditet maksimal, duke funksionuar në çdo temperaturë nga -20°C deri në 50°C. Investoni në zgjidhjen që e bën jetën tuaj më të thjeshtë çdo ditë.

Kontakt: 044 262 141 ; 044 232 400
Dyqanet e Behari Doors ofrojnë edhe shumëllojshmëri të produkteve tjera shtëpiake që do të ju prezantojmë në vijim:
Laminat dhe Dysheme WPC
Behari Doors ofron laminat cilësor dhe dysheme WPC, të përshtatshme për çdo hapësirë të brendshme dhe të jashtme. Laminatet janë të dizajnuara për të imituar teksturën dhe ngjyrën natyrale të drurit, duke ofruar një pamje estetike dhe rezistencë të lartë ndaj gërvishtjeve. Ndërsa dyshemetë WPC janë të qëndrueshme ndaj ujit dhe kushteve atmosferike, ideale për hapësira të jashtme si terasa apo oborre.
Sete Kopshti
Për t’ju ndihmuar të krijoni një ambient të jashtëm të këndshëm dhe relaksues, Behari Doors ofron sete kopshti me dizajne moderne dhe të qëndrueshme. Këto sete janë perfekte për të kaluar kohë cilësore në natyrë, dhe janë të ndërtuara nga materiale që i përballojnë të gjitha kushtet e motit.
Kamina: Ngrohtësi dhe elegancë për çdo shtëpi
Tash kur stina e ftohët e dimrit po afron, kaminat nga Behari Doors janë zgjedhja e duhur për të shtuar një element të ngrohtësisë dhe komoditetit në shtëpinë tuaj. Të ndërtuara me dizajne klasike dhe moderne, këto kamina jo vetëm që ofrojnë ngrohtësi të shkëlqyer gjatë ditëve të ftohta të dimrit, por edhe krijojnë një ambient të këndshëm dhe relaksues për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.
Jacuzzi & Sauna: Relaks dhe komfort në shtëpinë tuaj
Behari Doors gjithashtu sjell jacuzzi & sauna të cilësisë së lartë për klientët që duan të shijojnë një përvojë relaksuese dhe luksoze në shtëpinë e tyre. Jacuzzi-t janë të dizajnuara për të ofruar masazh të plotë për trupin, ndërsa saunat janë ndërtuar me standardet më të larta, duke siguruar përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
Çertifikata ndërkombëtare për cilësi
Behari Doors është një kompani që gjithmonë e ka vënë cilësinë në plan të parë. Të gjitha produktet e saj janë të pajisura me çertifikata ndërkombëtare që dëshmojnë për standardet e larta të cilësisë, si dhe për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Me një ekip të specializuar dhe profesional, Behari Doors ofron shërbime të kompletuara që përfshijnë konsulencë, prodhim, montim dhe mirëmbajtje.
Vizitoni Behari Doors në pikat e tyre, për të parë nga afër gamën e gjerë të produkteve dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur për shtëpinë apo biznesin tuaj!
Sallonet e shitjes së Behari Doors i gjeni në këto adresa:

Parku i Biznesit, Korroticë, te Kroni i Mbretit

Vragoli, 2km afër rrethit të aeroportit në autostradën Aeroport – Prishtinë;

Prishtinë – Lagja Kodra e Trimave, Rr. “Vlllëzërit Fazliu” nr. 34;
Gjilan – Dalje të qytetit, Rruga e Ferizajt, nr. 255;
Gjakovë – R. “Tirana” në tranzitin Prizren – Prishtinë;
Pejë – Afër stacionit të autobusëve.
Kontakti në numrat e telefonit: 044 262 141 | 044 232 400 apo në adresën elektronike: beharidyer@gmail.com

Të ngajshme

Në zemër të Prishtinës, një kënd nostalgjie që shërben klasiken me stil – 70’s Pastry & Bakery

Donat Hashani

Kompleksi Linda në Bresje: Një epokë e re banimi në një nga zonat më të kërkuara në vend

Donat Hashani

Barbary: Një oazë e elegancës dhe shijes në zemër të Prishtinës

Erzana Fazliu