Telenews

Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve – 12 lojtarë në stërvitjen e parë

Kosova ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Lituanisë dhe Qipros, të cilat zhvillohen më 12, përkatësisht 15 tetor.

Në seancën e parë stërvitore morën pjesë 12 futbollistë: Arjanet Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Andi Hoti, Donat Rrudhani, Elvis Rexhbeçaj, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Emir Sahiti dhe Eliot Bujupi.

Pjesa tjetër e futbollistëve që luajtën gjatë të dielës në klubet e tyre zhvilluan stërvitje rigjeneruese në palestër.

Atmosfera në kamp është pozitive dhe lojtarët janë në formë të mirë fizike, shkruan FFK.

Trajneri Franco Foda, së bashku me stafin e tij teknik, po punojnë për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë kundër Lituanisë.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të martën në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Të ngajshme

Flick thotë se nuk do të drejtojë asnjë skuadër pas Barcelonës: Puna ime e fundit është këtu

Valjeta Turkaj

Kupa e Botës: Irani kërkon të luajë ndeshjet jashtë SHBA-së pas paralajmërimeve të Trump

Valjeta Turkaj

Nuk u ftua nga Ancelotti, ky është reagimi i Neymarit: Besoni procesti!

Valjeta Turkaj