Menjëherë ka filluar të ndjehet mungesa e pjesëve kryesore. Për pasojë, Volkswageni (VW) ka ndaluar prodhimin në dy fabrika.
Furnizuesi ukrainas i prodhuesit gjerman, Leoni, ka mbyllur të enjten e kaluar dy fabrika në Ukrainën perëndimore, për shkak të luftës në vend.
Rrjedhimisht, duket qartë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po ndikon edhe në industrinë e automobilave. Në ndërkohë është bërë e ditur se VW ka ndalur prodhimin e veturave në fabrikat e tij për disa ditë. Një zëdhënës i VW’së njoftoi se, nga e marta deri të premten nuk do të ketë prodhim në fabrikën në Zwickau, ndërsa në Dresden nga e mërkura deri të premten.
Edhe prodhuesit tjerë të automjeteve do të kenë pasoja, jo vetëm për shkak të sanksioneve, por edhe të situatës së përgjithshme në Ukrainë dhe Rusi. Në VW, disa mijëra punonjës do të punojnë me orar të shkurtuar. Shkak është mungesa e pjesëve nga Ukraina shkaku i mbylljes së kufirit, përfshirë këtu kabllot e ndryshme dhe instalimet elektrike të prodhuara atje.
Furnizuesi gjerman Leoni ka mbyllur të enjten dy fabrikat e tij në Stryi dhe Kolomyia, afër qytetit Lviv, në Ukrainën perëndimore. Rreth 7000 punonjës atje prodhojnë kabllo dhe instalime elektrike për veturat VW. VW është klienti më i madh për Leonin.