Telenews

Kloppi gjen punë të re

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i është bashkuar kompanisë Red Bull si Kryesues Global i Futbollit.

Gjermani është lidhur me një sërë postesh këtë verë por ai duket se do të ndjekë një karrierë të re.

Sipas Sky Sports Germany, Kloppi ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kompaninë në fjalë dhe do ta nisë punën me fillim të vitit të ardhshëm.

Ai do të shërbejë në këtë kompani si këshilltar në disa fusha të menaxhimit, si në trajnime, filozofi, dhe zhvillim të lojtarëve, nënshkrimit me lojtarë dhe trajnerë të rinj.

Të ngajshme

Xhudistët e Kosovës kthehen në garat e mëdha

Yllka Gashi

Mbi 625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët kosovarë, 150 përfitues –

KushtrimGuraj

Messi po blen klubin e dytë në Spanjë, këtë herë në Segunda –

KushtrimGuraj