Telenews

IKSHPK-ja tregon nëse uji i Badocit mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka  njoftuar se ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit.

Bazuar nw analizat e kryera nga IKSHPK gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por, “këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

IKSHPK thekson se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i papërdorshëm për pije.

“Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes”.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj