Telenews

Shala: Kush beson se Kurti nuk di për të gjitha këto afera korruptive? Ai di të gjitha dhe po ik nga përgjegjësia

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se kryeministri Albin Kurti po paraqitet i painformuar për “aferat korruptive”, ndërsa tha se ai “të gjitha i di”.

Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për situatën me ushqim në FSK, Shala tha se asgjë nuk bëhet pa dijeninë e kryeministrit.

“Kush mund të besojë sot që ndodhin të gjitha këto afera korruptive dhe kryeministri nuk e di?”, pyeti ai. “Të gjitha i di”.

Ai tha se kryeministri po “ik” nga llogaridhënia.

“Kryeministri prapë ik dhe nuk e di deri kur do të ikë. Jam i bindur që në një moment të caktuar, askush s’do të mund t’i ikë as drejtësisë, e as aspektit moral, njerëzor”, tha Shala.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj