Telenews

“Dejonën e çmoj shumë”, Haxhiu thotë se ndaj VV-së po bëhet luftë hibride

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndaj Lëvizjes Vetëvendosje po bëhet luftë hibride.

Këto komente Haxhiu i bëri teksa u pyet pas publikimeve të bisedave të koordinatores së Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

“Besoj që e keni parë qëndrimin tonë. Kjo është një luftë hibride që po bëhet kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën unë e çmoj shumë”, tha Haxhiu.

Gjatë ditëve të fundit në media janë publikuar biseda mes Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi në lidhje me furnizimet me energji elektrike.

Në bisedat e publikuara, është parë që Mihali vendoste edhe për kohën e reduktimeve të rrymës se kur duhet e kur jo të ketë në Kosovë.

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj