Telenews

Edon Zhegrova publikon fanellën të cilën ia dhuroi Mbappe pas përballjes në Ligën e Kampionëve

Real Madrid u përball me Lille në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e cila u zhvillua në Francë.

Pas përfundimit të ndeshjes, tashmë është zbuluar nga Zhegrova se ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ia ka dhuruar fanellën e tij të nënshkruar personalisht nga ai.

Këtë fotografi e ka postuar Zhegrova në rrjetet sociale, ku në të njëjtën kohë ka shprehur rastin që ta falënderojë francezin për këtë veprim.

Kujtojmë se Zhegrova këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Lille, ku në kampionat ka arritur të shënojë tri gola dhe të bëjë një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura.

 

Të ngajshme

Kur, ku dhe si jepet çmimi “Topi i Artë”

Donat Hashani

Gjest fantastik: Biletat e ndeshjes Trepça – Caldedonia (Skoci), sot shkojnë për vogëlushin e sëmurë

Donat Hashani

Kampionia e Kosovës në Basketboll, sonte luan në garat evropiane

Donat Hashani