Telenews

Shkurte Fejza nderohet në Turqi me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare”!

Këngëtarja, Shkurte Fejza është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi”.

Artistja e zbuloi lajmin vetë përmes një postimi në rrjete sociale.

Fejza falënderoi shqiptarët që jetojnë në Turqi për votat që ia dhanë.

“Çmimi – Këngëtarja më e mirë shqiptare -në Turqi 2024. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ju shqiptarët që jetoni në Turqi që më votuat për këngëtare të vitit, ju që lindet e u rritet larg vendit të baballarëve dhe gjyshërve tuaj. Ju që gjuhën shqipe e mësuat nga ninullat e nënave tuaja dhe e ruajtët këtë gjuhë të bekuar përmes këngëve tona. Faleminderit edhe juve që edhe kur nuk e dini gjuhën shqipe por këngët e mia këndoni bashkë me mua siç ishte rasti mbrëmë. Me miliona keni votuar për mua dhe me miliona herë ju përshëndes dhe ju falënderoj”, shkroi ajo.

Të ngajshme

Avokati i Popullit: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të marrin shërbime shëndetësore falas

Erzana Fazliu

Mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, kë zgjedh Genta Ismajli?

Erzana Fazliu

Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave

Erzana Fazliu